Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 61 pacientë, nga të cilat 14 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga ky spital.

“61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: