Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 73 të infektuar me COVID-19.
Mësohet se 31 pacientë janë në oksigjeno – terapi, ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërkohë dy pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

“73 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, -thuhet në njoftim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: