Presidenti i (FIA-së), Mohammed Ben Sulayem, ka marrë sërish vëmendjen dhe ka ndezur debate lidhur me deklaratat e bëra së fundmi.

Një ish-kampion, 61-vjeçari nga Emiratet e Bashkuara Arabe është shprehur se nuk i pëlqen gratë që mendojnë se janë më të zgjuara se burrat. Edhe pse ka folur për inkurajimin e garave në pjesëmarrjen garave në Formula 1, gjithsesi janë nxjerrë në pah reagimet e tij që shprehin këndvështrime negative për gratë që marrin pjesë këtë sport.

Reagimet e tij po konsiderohen të sikletshme dhe të papranueshme nga shumë figura të sportit.

F1 i dërgoi një letër FIA-s duke paralajmëruar se Ben Sulayem kishte “tejkaluar” kufirin dhe se organizata do të duhet të mbajë përgjegjësi për çdo dëm financiar ndaj Liberty Media, pronarëve të F1.

Ben Sulayem kishte shkaktuar tashmë pakënaqësi me komentet këtë muaj se pilotët e F1 do të sanksionoheshin për thyerjen e rregullave të reja mbi deklaratat politike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb