Janë kualifikuar deri më tani në fazën tjetër të Euro 2020 plot 11 skuadra, edhe  priten këto ditë. Përveç dy skuadrave të para në çdo grup, që do të shkojnë automatikisht në 1/8-at finale, atyre do t’u bashkohen në këtë fazë edhe 4 skuadrat e treta më të mira të grupeve.

Mund të ndodhë që disa ekipe të kenë pikë të barabarta tet të treta në grupe dhe për këtë UEFA ka përcaktuar disa kritere. Këto janë kriteret që e përcaktojnë renditjen e tyre përfundimtare:

1.numri më i madh i pikëve;

2.golavarazhi më i mirë;

3.numri më i madh i golave të shënuar;

4.numri më i madh i fitoreve;

5.pikët më të pakta disiplinore bazuar vetëm te kartonët e verdhë dhe të kuq, të marra në të gjitha ndeshjet e grupit (kartoni i kuq = 3 pikë, kartoni i verdhë = 1 pikë, kartoni i kuq pas dy të verdhave në një ndeshje = 3 pikë);

6.renditja e përgjithshme në kualifikueset e Europiani

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb