KANADA- Sulmi terrorist i ndërmarrë në godinën e parlamentit kanadez në Otava tronditi opinionin publik kanadez, por jo vlerat e shoqërisë. Tre të rinj ndërmorën një eksperiment social. Njëri prej tyre i veshur si mysliman ndërsa një tjetër që hiqej si islamofob dhe racist. I treti regjistronte videon.

Gjithçka është filmuar në stacion autobusi. “Islamofobi” i kundërvihet të riut të veshur si mysliman duke aluduar se ai ishte terrorist dhe duke i kërkuar që të mos hipte në autobus me të, por të priste një tjetër.

Menjëherë në mbrojtje të të riut të veshur me veshjen karakteristike arabe kanë dalë personat e tjerë në stacion. “Nuk mund të paragjykosh një person për veshjen e tij. Ajo që ndodhi në Otava ishte një çmenduri, një veprim i çmendur i një fanatiku. S’mund të fajësosh të gjithë myslimanët për këtë”, deklaroi njëri prej personave në stacion.

Kulmi i reagimit mbërrin në momentin kur njëri prej personave i vendosur në stacion godet “islamofobin” para se ky i fundit t’i rrëfente se gjithçka ishte pjesë e një eksperimenti social.

(m.k/TCH/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb