Një histori dramatike, një “Romeo e Zhulietë” moderne. Një e re i ka dhënë fund jetës tragjikisht mëngjesin e sotëm në Memaliaj.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se 18-vjeçarja Mirela Beta nga fshati Vasjar i Memaliaj ka mbërritur në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës. Pak minuta më pas e reja ka humbur jetën në prani të mjekëve.

Familjarët e 18-vjeçares kanë thënë për bluzat e bardha se vajza e tyre kishte konsumuar lëndë helmuese. Ata kanë treguar se 18-vjeçarja kishte humbur të fejuarin në një aksident në punë tre muaj më parë dhe prej asaj kohe ndodhej në kushte të rënduara psikologjike, çka dyshohet se e ka shtyrë drejt aktit ekstrem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: