Pak orë para se të nisë Evropiani, shumica e tifozëve në Gjermani nuk mendojnë se skuadra e tyre do të fitojë trofeun. Një pesimizëm ka mbuluar mendjen e njerëzve në vend duke parë edhe rezultatet në vitet e fundit.

Gati 23% mendojnë se “Pancerat” do të eliminohen në çerekfinale, 22% besojnë se skuadra e tyre nuk do të shkojë më shumë se faza gjysmëfinale.

Gjithsesi, për disa të tjerë, kalimi i grupit nga ana e skuadrës do të ishte një mrekulli, duke parë që gjermanët do të ndeshen me Francën dhe Portugalinë. Gjithsesi, nëse skuadra e Joakim Lëvit do të arrinte të dilte e para ose e dyta nga ky grup, shanset për të fituar trofeun në fund do të rriteshin ndjeshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb