Fotot që shihni vijnë nga brenda burgjeve të El Salvador. Autoritetet e këtij vendi të vogël të Amerikës Latine kanë hapur portat e burgjeve për ekipet televizive, duke dashur t’i tregojnë të gjithë botës politikën e ashpër që ata aplikojnë për të shtypur krimin. Të burgosurit mbajnë maska për koronavirusin, por ata jetojnë të grumbulluara në qeli.

El Salvador po ndjek politikën më të ashpër për të shtypur dhunën dhe krimin. Padyshim, duke sfiduar masat e distancimit shoqëror, ai “grumbullon” të burgosurit në qeli si sardele, madje pa qenë në gjendje të lëviznin duart, në shumë raste.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Portat’ e burgjeve në këtë vend të Amerikës Latine u hapën të premten e kaluar, në mënyrë që rrjetet televizive të mund të regjistrojnë një dokument vizual nga situata që mbizotëron në institucionet e vuajtjes së dënimit. Në pamjet që janë publikuar në media, shihet se si të burgosurit qëndrojnë të veshur vetëm me të brendshme dhe shumë ngjitur njëri-tjetrit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: