TIRANA

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb të tjera detaje nga plagosje tek lagjia ‘’5 Maji’’ në Tiranë.

Kevin Cungu dhe Rexhep Gjeli janë shokë dhe po pinin kafe në të njëjtën tavolinë të një lokali në fund të lagjes. Pas një sherri me fjalë kërkuan që të sqarohen jashtë.

Aty ka ndodhur dhe plagosja, pasi Cungu nxorri pistoletën dhe e qëlloi në këmbë 30- vjeçarin.

Për më tepër Policia ka shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen teksa Cungu vijon të jetë në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb