TIRANE

“Do të doja të dija si arrite ta bëjë milionin e parë?” ishte pyetja e një prej studentëve të kolegjit Universitar Luarasi, e cila ngacmoi biznesmenin Samir Mane edhe pse nuk hezitoi t’i përgjigjej.

‘Në kohën që kam filluar biznesin, marzhet e fitimit për të shitur televizor, ishin 250%. Nëse një televizor u blinte në atë kohë 100 $ në Shqipëri ishte 300 $. A është kjo mjaftueshëm si përgjigje? Me marzhe 300% të fitimit sot nuk ka më në glob. Natyrisht që ne kemi shfrytëzuar atë uri të tregut të krijuar nga komunizmi. Kështu që kjo ishte një nga fillimet e biznesit, që më solli mua dhe kolegët në milionin apo milionat e para,” – tha Mane në leksionin me studentët e Luarasit, ndërsa u ndal më tej në vështirësitë me të cilat përballet aktualisht në sipërmarrjet e tij, që sikundër tha nuk kanë të bëjnë me ekonominë shqiptare, apo me humorin e politikanëve ballkanas, por nga një tëitt i Donald Trump.

“Unë kam investuar në minierat e kromit, investime shumë të suksesshme që nuk ishin bërë vitet e fundit, padyshim me një risk. Dhe përpara disa kohësh kam blerë edhe Fero Nikelin e Kosovës, që është fabrika më e madhe, pra, jam në dy kategori bizensi Ferro Nikel, dhe Ferro Krom.

Në të dyja këto biznese kam nga 2500 të punësuar. Janë biznese të vështira sepse nuk kanë të bëjnë me ekonominë shqiptare, me humorin e politikanëve ballkanas ose të ndonjë gjëje tjetër, ato janë pjesë e tregut botëror të ‘Comodity’ kështu që shpesh nuk varemi se ca ndodh në Shqipëri ose në Kosovë, por varemi nga një twitt i Donald Trump, i cili cohet në mëngjes bën një tëitt dhe lëvizin bursat ashtu sic lëvizin.

Ne jemi përballë një ekonomie globale, ku s’kemi mundësi për të ditur se cfarë bëhet. Janë ekonomi me të ardhme, por janë edhe biznese me shumë risk. Sepse bursa, çmimet lëvizin 40% në vit. E paparashikueshme për një biznesmen të shohi se cfarë mund të bëjë. Por, natyrisht këto janë risqet e biznesit, unë i kam marr ato risqe, mund të shkojë drejt shifrave negative sic është kromi për momentin, mund të shkohet drejt shifrave pozitive sic është nikeli për momentin, kështu që kjo është oportunitet që unë e kam parë të deversifikuar portofolin e besimeve që unë kam patur.”vijoi më tej Mane.” -vijoi më tej Mane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb