NGA DORJANA BEZAT*

TIRANË- Pavarësisht se ekziston një urdhër që i detyron kompanitë celulare të regjistrojnë çdo kartë SIM që shesin, sërish në tregun e zi mund të gjesh lehtësisht numra celulari të cilat tregtohen të paregjistruara nga personi që i posedon.

Një kartë SIM mund ta gjesh lehtësisht në qendër të Tiranës. Pa asnjë mjet identifikimi, kushdo mund të blejë një numër celulari të tillë. Çmimi i një karte SIM varion nga 1 deri 2 mijë lekë.
Ky fenomen është edhe më shqetësues kur këto numra celularë përdoren për të shpërthyer eksplozivë të telekomanduar. Një mekanizëm i ngjashëm u përdor të martën në lëndën plasëse të gjendur në parkingun e një qendre tregtare tek makina e biznesmenit Nuredin Suli.

Ekzistenca e numrave të tillë në treg, të cilët janë regjistruar me dokumente të falsifikuara, ose me identitete të ndryshëm nga poseduesi janë të rrezikshëm pasi vështirësojnë identifikimin e autorëve të këtyre ngjarjeve kriminale. Pikërisht për këtë qëllim AKEP dhe Ministria e brendshme kërkuan nga kompanitë celulare regjistrimin individual të çdo karte SIM. Në shkurt të vitit 2014 u kërkua edhe regjistrimi i numrave të kompanive të cilat kanë qenë të regjistruara në grup. Por, megjithëse ka kaluar gati 2 vjet prej këtij urdhri sërish fenomeni i numrave të paregjistruar në tregun e zi vijon. Videoja që sjell News24 tregon se sa lehtë është të blesh një kartë të tillë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: