Një skenë filmi aksion kanë përjetuar sot banorët e lagjes Agia Varvara në Athinë, kur të shtënat me breshëri kallashnikovi i kanë zgjuar ata. Sipas mediave greke, një person me motor është ndalur në rrugicën e lagjes dhe ka shtënë 25 herë me kallash, në drejtim të tre pallateve.

Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të shtënat, por siç shihet edhe nga pamjet, plumbat kanë kapur në mur e xhama të disa prej banesave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas dëshmive, banorët janë zgjuar të tronditur, duke mos kuptuar se çfarë po ndodhte. Një nënë e re ishte duke ushqyer fëmijën e saj me gji, në momentin kur pasqyrën përballë e ka goditur një plumb.

Sakaq, policia ka nisur hetimet dhe po punon për arrestimin e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb