Një nga sfidat më të paharrueshme të “Champions League” është ajo ndeshje e 12 viteve më parë luajtur mes Chelsea dhe Barcelonës për fazën e çerekfinaleve. Pavarësisht se fati në fund do t’i buzëqeshte bluve të Londrës, një gol i Ronaldinhos magjepsi të gjithë dashamirësit e futbollit.

Chelsea po udhëhiqte 4-2 në “Stamford Bridge”, kur në 20 minutat e fundit të takimit u realizuan edhe 3 gola të tjerë, 2 nga të cilët i realizoi ylli brazilian Ronaldihno.

John Terry më pas do të vulostë shifrat në 5-4 duke i siguruar Chelsea-s gjysmëfinalen, por goli i dytë i realizuar nga Ronaldinjo ishte përtej të imagjinueshmes. Braziliani ishte në hyrje të zonës dhe në pamundësi për të gjetur një pikë pasimi, shpiku një goditje duke lënë të shtangur Peter Cech.


Megjithëse topi kishte ndaluar, Ronaldinho vetëm me një copëz teknike nga repertori i tij, dërgoi topin në qoshen e portës me pjesën e jashtme të takës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb