TIRANE – Avantazhet e frekuentimit të palestrës në mëngjes janë të shumta, por shpesh njerëzit e kanë të vështirë të zgjohen herët për aktivitetin fizik. Ja disa mënyra si t’ia dilni me përgjumjen

Jo të gjithë jemi persona entuziastë që në fillim të ditës dhe nuk e kemi aq me qejf të zgjohemi përpara mesditës, por detyrimet e punës dhe të jetës na bëjnë që të zgjohemi herët.

Nëse doni të keni një trup aktiv dhe të shëndetshëm, ju gjithashtu mund të jeni një prej të abonuarve në orën e paradites në palestër. Për shkak të ngarkesës së punës dhe orëve të zëna të pasdites, shumë persona zgjedhin ta bëjnë abonimin në mëngjes. Megjithatë bindja e vetes për të frekuentuar palestrën është edhe më e vështirë nëse duhet të luftoni me gjumin.

Sado e vështirë që është, ekspertë të fushës thonë se ka mënyra për ta nxitur veten që të shkoni në palestër në mëngjes. Ja se si mund ta arrini këtë gjë dhe të krijoni një rrjedhë normale të ditës duke bërë gjënë e duhur.

Përgatisni gjithçka një natë më parë
Përpara se të flini, paketoni gjithçka që doni të vishni të nesërmen në çantën e palestrës dhe vërini rrobat e stërvitjes dhe atletet pranë krevatit.

Paketimi i veshjes do t’ju detyrojë të keni një lloj detyrimi për të sistemuar sërish gjërat që nuk do të vishni dhe ky do të jetë një stimul ekstra për të treguar shkallën e bezdisë që sjell anulimi i papritur i planeve.

Për më tepër, nëse planifikoni paraprakisht se çfarë do të vishni të nesërmen, kjo do t’ju kursejë më shumë kohë nga kontrollimi ende pa u zgjuar mirë i dollapit.

Vini alarmin më herët nga sa duhet të zgjoheni
Sigurisht që anulimi i alarmit për t’u zgjuar në mënyrë që të flini pak më gjatë është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, por duke ditur që mund të mos i dorëzoheni menjëherë tingullit të zgjimit, mund të provoni ta vini alarmin për më herët.

Duke e bërë zilen të bjerë qoftë edhe gjysmë ore apo një orë më parë, ju do të keni më tepër kohë për të fjetur. Dhe në fakt nuk është hile, pasi ju zgjoheni si normalisht, thjesht ju duket se flini pak më tepër.

Gjeni motivimin
Frekuentimi i përditshëm i palestrës ka të bëjë me motivimin e duhur. Për disa njerëz, kjo mund të jetë përpjekja për të arritur një peshë të caktuar, mundësia për të veshur një rrobë të caktuar ose një trup i bukur nudo.

Të tjerë, preferojnë të bëjnë palestër në mëngjes për të vënë përpara ditën e punës dhe pse jo për të shmangur trafikun e mëngjesit. Mbani gjithnjë parasysh motivin përse keni vendosur t’i bashkoheni palestrës dhe gjeni vullnetin të ngriheni nga krevati.

Pini shumë ujë
Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes pasi zgjoheni është të pini ujë. Kjo gjë jo vetëm që ka shumë përfitime si nxitja e metabolizmit, por gjithashtu ju jep pothuajse po aq energji sa një filxhan kafeje në mëngjes.

Shumë ekspertë të produktivitetit do t’ju rekomandojnë të konsumoni shumë ujë, sidomos në mëngjes, sepse vetëm kështu do të jeni mjaftueshëm të hidratuar për të kryer çdo lloj aktiviteti.

Konsumoni diçka
Disa njerëz mund të zgjohen shumë të uritur në mëngjes, ndërsa të tjerë mund ta ndiejnë fare të panevojshme të konsumojnë diçka në mëngjes, është shumë e dobishme të hani diçka përpara se të shkoni në palestër. Kështu do të merrni më shumë energji për të kryer aktivitetin e duhur fizik.

Mjafton të shkoni
Ndërsa tërhiqni këmbët zvarrë, një gjë duhet ta keni parasysh në mendje dhe do t’ju inkurajojë shumë. Mjafton të shkoni në palestër. Vetëm ideja që këmbët tuaja do të prekin pistën e vrapimit mjafton për të qenë të suksesshëm në zgjimin tuaj të mëngjesit.

Me të hyrë në palestër, do të kuptoni se sa e lehtë është të filloni vrapin. Me kalimin e minutave, trupi juaj do të jetë më i gatshëm të fillojë edhe përdorimin e veglave të tjera.

Përfitimet e palestrës në mëngjes
Më shumë kohë
Keni prioritete të ndryshme në jetë dhe doni të keni më tepër kohë përpara gjatë ditës? Palestra e mëngjesit është zgjidhja juaj ideale për t’i krijuar vetes kohë të lirë në orët kur njerëzit janë më aktivë.

Hormonet ju ndihmojnë
Në orët e para të mëngjesit, hormonet janë më të pranishme në masën muskulore të trupit dhe për këtë arsye, ato do t’ju ndihmojnë më tepër duke jua bërë stërvitjen më produktive.

Palestra është e zbrazët
Dëshironi të bëni ushtrime që janë disi të sikletshme me një palestër të mbushur përplot me njerëz? Zgjidhni orarin e mëngjesit për të pasur më tepër hapësirë dhe mundësi pajisjesh.

Rrit përqendrimin
Duke qenë se do ta luftoni gjumin me zgjimin e hershëm dhe aktivitetin fizik, pas palestrës do të jeni më të përqendruar për në shkollë apo punë.

Përmirëson humorin
Me të mbaruar palestrën në mëngjes, humori juaj gjatë ditës do të shtohet dhe ju do të jeni shumë herë më në formë nga sa do të ishit po të zgjoheshit në mëngjes vonë.(shqip)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: