TIRANE – Le ta pranojmë, gatimi është një punë me shumë rrëmujë nga pas. Ndërsa skuqni ndonjë gjë në tigan, piklat e yndyrës shpërndahen gjithandej. Me kalimin e kohës ato shtohen dhe bëhen më të dallueshme duke lënë njolla të pakëndshme në të gjithë kuzhinën tuaj, por qetësohuni; ja një mënyrë për të pastruar gjithçka sa më thjeshtë.

Çfarë ju nevojitet
Peshqirë letër
Ujë i ngrohtë
Copë e pastër
Detergjent enësh
Sfungjer
1 gotë sodë
Uthull e bardhë e distiluar
Peshqirë të pastër

Pajisjet
Kovë
Tas
Shishe spraj

Instruksionet
Fshini njollat e yndyrës me një peshqir letër.
Fusni një copë të pastër në ujë të ngrohtë dhe zbusni me fërkim të gjitha njollat e yndyrës.
Përzieni ujë të ngrohtë me pak detergjent enësh në një kovë. Zhysni sfungjerin në lëng dhe shtrydheni; ushtroni pak forcë mbi njollat e yndyrës dhe më pas fërkojini me lëvizje rrethore.
Për njollat e yndyrës së djegur, përzieni një gotë ujë të ngrohtë dhe 1 gotë sodë në një tas dhe bëjeni si formë paste. Vëreni këtë pastë dhe lëreni të thahet. Më pas hiqeni me një copë të butë.
Nëse njollat apo të djegurat janë sërish të dukshme, përzieni të njëjtën masë të uji të ngrohtë me uthull në një shishe spraj. Hidheni masën tek njollat dhe lëreni për 5 minuta. Zhysni një copë të pastër kuzhine në ujë të ngrohtë dhe me butësi shpërlani sipërfaqen. Thajeni sipërfaqen me një peshqir të pastër. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: