TIRANE

Sonte, në natën e dytë të Festivalit Evropian të Këngës, që po mbahet në Tel Aviv, të gjithë shqiptarët janë sy e veshë për të ndjekur këngën e përfaqësueses shqiptare Jonida Maliqi, “Ktheju Tokës”.

Në Shqipëri, transmetimi i drejtpërdrejtë i natës së dytë të “Eurovision Song Contest 2019” do të bëhet nëpërmjet valëve të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

 640 0 5cddafe18e7fa
640 0 5cddafe18e7fa

Shikuesit, në secilin prej 18 vendeve pjesëmarrëse në gjysmëfinale janë të ftuar të votojnë duke përdorur aplikacionin zyrtar (Eurovision App) me thirrje telefonike edhe/ose duke dërguar një mesazh (SMS) në numrat përkatës të cilat shfaqen në ekranin e televizionit, në vendin ku banoni.

Kënga shqiptare “Ktheju Tokës” kënduar nga Jonida mban kodin 14.

Si të votoni?

Shkarkoni aplikacionin zyrtar të Eurovisionit duke shtypur në modelet përkatëse të smartfonit tuaj. Aplikacioni ju tregon se kur fillon votimi dhe më pas mjafton vetëm me një klikim ju mundet të votoni për këngën me numër 14. Nëse ndodheni në një nga shtetet e mëposhtme, ju mundet ta ndiqni Eurovisionin dhe më pas të votoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb