E kemi ekzagjeruar me ushqimet? Mos u shqetësoni: të kthehemi në formë nuk është edhe aq e vështirë.

Viti i ri, jetë e re, duke filluar që nga tryeza.

Me poshte po ju tregojme 5 rregulla se si ta nisni

1. Vendosni orare
Rregulli dhe vendosja orareve rreth vakteve kryesore do ju ndihmojë të shmangni konsumimin e ushqimeve të panevojshme gjatë ditës. Do jeni të organizuar dhe do keni në kontroll ushqimin dhe jo ushqimi ju.

2. Niseni ditën me pije detoks
Organizimi gjatë natës akumulon mbetje toksike kjo dhe në varësi të ushqimeve që keni konsumuar një ditë më parë. Pastrojeni trupin duke e nisur ditën me dy gota ujë ose me një gotë ujë me ½ limon të shtrydhur.

3. Një mëngjes me proteina, fibra dhe karbohidrate
Mëngjesi është vakti kryesor i ditës dhe në rastin kur duam të dobësohemi. Ai duhet të jetë i pasur, i bollshëm dhe t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë. Por mos harroni duhet të jetë i shëndetshëm. Tërshëre me kos dhe fara Chia, një tost me vezë dhe krem avokado do ishin dy nga shumë altrenativa që mund të zgjidhni. Pa harruar smoothie me banane, fruta apo perime.

4. Konsumoni një darkë proteinike
Darka duhet të jetë një vakt në të cilin ne duhet të bëjmë zgjedhje të zgjuara nëse nuk duam të shtojmë në peshë. Konsumojeni 2-3 orë para se të shkoni në shtrat për të fjetur kështu do i jepni mundësi organizmit të proçesojë ushqimin. Pa harruar që darka duhet të jetë vakti më i lehtë dhe më i varfër në përmbajtjen kalorike. Në mbrëmje në mënyrë absolute eliminoni konsumimin e brumërave, ëmbëlsirave, orizit, pastave dhe bukës. Por cilat do ishin zgjedhjet ideale për darkë? Një supë, një sallatë proteinike, perime të ziera apo kos me fruta.

5. Frutat në sasinë e duhur
Dëgjoni çdo ditë këshilla për konsumimin e sa më shumë frutave dhe perimeve. Janë shumë të shëndetshme, por çdo ushqim i ngrënë më shumë se sasia lejuar përkthehet në kile të tepërta. Përdorni deri në dy fruta në ditë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb