Gjatë gjumit, te të gjithë njerëzit ndryshon aktiviteti i frymëmarrjes, sepse qetësohet aktiviteti i qendrave nervore që koordinojnë lëvizjet e frymëmarrjes dhe pozicionin e trupit. Përveç kësaj vihet re një qetësim i muskujve të gojës dhe fytit; të gjitha së bashku këto fenomene, sidomos kur janë të theksuar, mund të shkaktojnë fenomenin e gërhitjes.

Disa metoda të vlefshme për të eliminuar këtë sëmundje:
1- Pozicioni i shtrirjes, shtrirja në anë. Sipas studimeve mjekësore, gërhitja mund të pakësohet, madje të eleminohet nëse flini nga njëri krah.
2- Lënia e duhanit, pijeve alkoolike dhe medikamenteve të tjera stimuluese.

3- Rënia nga pesha. Personat mbipeshë janë më të prirur të gërhasin, prandaj ekspertët këshillojnë heqjen e kilogramëve të tepërt.
4- Heqja e mishit të huaj në hundë. Heqja e mishit të huaj në hundë mund të pakësojë dhe asgjësojë gërhitjen

5- Përdorni jastëkë më të lartë: kjo mënyrë ndikon në mbajtjen hapur të rrugëve të frymëmarrjes duke mbështetur qafën. Kështu fyti ngushtohet më pak. Dhe vlen derisa t’ju zërë gjumi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: