Të paktën 10 pengje janë lidhur në pjesën e sipërme të makinave pas grabitjes së bankës Aracatuba në Sao Paulo.

Sipas mediave të huaja, pengjet janë përdorur si mburoja njerëzore për të shmangur policët.

Të shtnëna dhe shpërthime janë regjistruar në qendër të qytetit. Dyshohet se banka është grabitur nga një bandë e rrezikshme, që nuk hezitoi të qëllonte ndaj policisë.

Nuk dihet ende shuma e grabitur, por pamjet e bëra virale në rrjet, të japin idenë se ajo çka po ndodh është e ngjashme me filmin “Fast And Furious 5”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb