Shumë nga ne kanë dëshirë që të fillojnë ditën me një kafe.

Për shumicën nga ne fillimi i ditës me një kafe është shumë e rëndësishme, e disa të tjerë nuk mund ti nuhasin as erën.

Era kafe e gojës është një problem për shumicën e njerëzve. Por, kemi disa zgjidhje të cilat tregojnë se si të largojmë erën e kafes në gojë.

Përdorni çamçakëz

Nëse përtypni një çamçakëz mund të largojë erën e kafes në gojë pasi të keni konsumuar një kafe në mëngjes. Shija e çamçakëzit i jep gojës një aromë më të mirë dhe freskuese.

Gëlltitni ujin

Gjithmonë pini shumë ujë para dhe pasi të pini kafe, kjo ju ndihmon që të largoni erën e kafes në gojë, shkruan just naturally healthy. Uji që gëlltitni ju ndihmon që të largoni bakteret që shkaktohen në gojën tuaj.

Pini jogurt

Jogurti gjithashtu ka një “fuqi” për të larguar erën e kafes në gojë, kështu ju ndihmon që të eliminoni erën e shkaktuar nga bakteret në gojën tuaj dhe i zëvendëson me baktere të mira.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: