Mëlçia kryen një sërë detyrash dhe funksionesh, duke nisur që nga prodhimi i proteinave, kolesterolit, ruajtjes së vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve.

Ajo shpërbën toksinat që shoqërojnë alkolin, ilaçet apo nënproduktet natyrale të metabolizmit. Mbajtja në formë e mëlçisë është tejet e rëndësishme për shëndetin. Ky artikull i AgroWeb.org rendit ushqimet më të mira që sigurojnë shëndetin e mëlçisë.

Çaji
Çaji konsiderohet si i dobishëm për shëndetin, por studimet kanë treguar se ai është plot vlera veçanërisht për mëlçinë.  Një studim zbuloi se pirja e 5-10 filxhanëve me çaj mali në ditë përmirësonte treguesit e shëndetit të mëlçisë në gjak.

Boronicat
Boronicat përmbajnë anthocianinë, antioksidantë që u japin këtyre frutave të pyllit ngjyrat e tyre të veçanta. Këto antioksidantë ofrojnë shumë vlera shëndetsore.

Konsumi i këtyre frutave për 3-4 javë e mbron mëlçinë nga dëmtimet. Për më tepër, boronicat rrisin ndërveprimin e qelizave imunitare dhe enzimave antioksiduese.

Rrushi
Rrushi, veçanërisht ai me ngjyrë të kuqe ose vjollcë përmban një sërë substancash mirëbërëse siç është resveratroli që ka një larmi vlerash për shëndetin e njeriut. Shumë studime kanë treguar se rrushi dhe lëngu i tij ndihmojnë mëlçinë.

Lëngu i panxharit
Lëngu i panxharit është një burim nitrati dhe antioksidantësh që mbajnë emrin betalainë që mundet të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe pakësojë dëmin oksidues dhe inflamacionin.

Është e arsyeshme të mendohet që ngrënia e panxharit në vetvete ka të njëjtat efekte shëndetsore. Lëngun e panxharit mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Perimet
Perime si lakra e vogël Brokoli ose barishtet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrës dhe shijen karakteristike.

Ato kanë substanca bimore mjaft të rëndësishme. Ekstraktet e lakrës së vogël dhe brokolit rrisin nivelet e enzimave detoksifikuese dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet.

Arrorët
Arrorët janë të pasur me yndyrna, substanca bimore dhe ushqyes, duke përfshirë këtu vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm. Kjo larmi përbërësish i jep organizmit, veçanërisht zemrës dhe mëlçisë shëndet të mirë.

Peshku
Peshqit që kanë një nivel të lartë yndyre janë të mirë për mëlçinë. Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrnave të rrezikshme, ruajnë nivelin e enzimave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë rezistencën e insulinës.

Vaji i Ullirit
Vaji i ullirit konsiderohet i shëndetshëm, sepse ka shumë vlera dhe ndikim në shëndetin e zemrës dhe të metabolizmit. Ky vaj ka ndikim pozitiv në mëlçi.

Akumulimi i yndyrnave në mëlçi është faza e parë e sëmundjes së saj. Ndaj ndikimi i vajit të ullirit në shëndetin e mëlçisë, por edhe aspekteve të tjera të shëndetit, e bën atë të rëndësishëm për një ushqyerje të shëndetshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: