Nëse keni kollë të shpeshtë dhe irrituese, sidomos gjatë natës, ndoshta në dhomë nuk keni sasi të mjaftueshme të lagështisë në ajër. Merrni një enë, e cila gjatë gjithë ditës do të sigurojë lagështi në të gjitha hapësirat ku jetoni.

Këto enë kërkojnë higjienë të posaçme, në mënyrë të brendshme për t’i shkatërruar bakteret, që mund të bëjnë shumë dëme. Për të parandaluar kollën, mund të provoni edhe disa këshilla të ekspertëve.

Qumështi
Personave, të cilëve qumështi ua shton krijimin e gëlbazit, do të duhej ta kufizojnë përdorimin e këtij prodhimi. Nga ana tjetër, qumështi i ngrohtë me mjaltë ju ndihmon që gjatë kollës ta kenë më të lehtë kollitjen dhe ata nuk kanë pse ta përjashtojnë këtë prodhim nga ushqimi.

Lëngjet
Pini sasi të konsiderueshme të lëngjeve, sepse ndihmojnë që ilaçet për kollë të veprojnë më mirë, por edhe te ilaçet që merren kundër temperaturës.

Ilaçet
Nëse merrni preparate për kollitje, dozën e fundit ta merrni dy orë para gjumit. Në të kundërtën, kolla gjatë natës do ta çrregullojnë gjumin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: