Orta Anders, i cili nga vitet ’70-të kishte mbledhur monedha, përfundimisht ka vendosur t’i shndërrojë në vlerë kursimet e veta.

Siç shkruan “KTVE 10”, Orta të martën që lamë pas ftoi miqtë dhe anëtarët e familjes që ta ndihmonin për të çuar në bankën lokale në Louisiana mbi 500 mijë monedhat e vendosura në 15 enë 20 litërshe prej plastike, shkruan “Koha”.

“Mbi 40 vjet nuk kam shpenzuar asnjë monedhë metali. Më parë do të theja dollarin e letrës për ta shpenzuar sesa monedhën e metaltë”, deklaroi Anders.

Orta gjatë më shumë se 40 vjetëve ka mbledhur 513.614 monedha të cilat i ka ruajtur në enë 20 litërshe.

Ndonëse shumëkush do të mendonte se nëpunësit e bankës do ta kenë pritur me buzëqeshje “të hidhur” në fytyrë për shkak të aq shumë monedhave, në fakt ndodhi ndryshe.

Drejtori i bankës, Rajan Kilpatrik, deklaroi se e gjithë ngjarja ishte një reklamë e shkëlqyeshme për bankën e tij, ndërsa Orta u ka mbajtur leksion sesi duhet kursyer.

Duke i kthyer në para monedhat e ruajtura, Anders fitoi 5.136 dollarë, të cilat, siç deklaroi, i përdori për të shlyer borxhin për mjekim.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: