Kur rrini shumë kohë para kompjuterit, sytë tuaj lodhen dhe përqendrimi i syve tuaj bie ndjeshëm.
Kujdesuni për sytë në momentin që rrini shumë kohë para kompjuterit dhe ja se si:
Ekspertët e kanë cilësuar si metodën 20-20-20 dhe ju kërkon të bëni këto tri gjëra

1. Çdo 20 minuta shkëpusni sytë nga kompjuteri, ktheni kokën dhe shikoni një objekt të vendosur 20 hapa (6m) më tutje. Kjo gjë ndihmon në ndryshimin e fokusit të syve, një domosdoshmëri për sytë e lodhur!

2. Mbyllni dhe hapni sytë 20 herë radhazi, për t’i qetësuar dhe hidratuar.

3. Duhet të bëni 20 hapa pas çdo 20 minutash të ulur. Kjo ndihmon jo vetëm në çlodhjen e syve, por edhe në qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.
Këto që përmendëm më lart janë metoda të domosdoshme për ju që kaloni kohën më të madhe para kompjuterit. Ju duhet t’i zbatoni ato për të pasur sy të kthjellët dhe të shëndetshëm.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: