Të ndërtoni masë muskulare është e vështirë, por sigurisht jo e pamundur. Do t’ju duhet vullnet i fortë dhe sigurisht ndjekia e rregullave të duhura ushqimore.

Instruktori Armando Hidi sot në emisionin FitStation në News24 na tregon hapat që duhet të praktikojmë nëse duam të shtojmë muskuj apo të punojmë me pjesë të caktuara të fizikut.

Masa muskulare ndryshon nga një individ tek tjetri në varësi të madhësisë së trupit dhe nivelit të përvojës në palestër.

Proteinat janë të rëndësishme për ndërtimin e masës muskulare, sepse janë e vetmja lëndë ushqyese e aftë për të stimuluar rritjen e muskujve. Ju duhet të konsumoni deri në 2 gram proteina për çdo kile peshë trupore në ditë. Ushqimi çdo tre orë do të ndihmojë për të siguruar që ju të thithni dhe asimiloni proteina të mjaftueshme për të mbështetur rritjen e muskujve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb