Sarkopenia është një humbje atrofike, degjenerative e masës dhe forcës muskulore që ka të bëjë me moshën. Në masë të madhe kjo shpjegon rrëzimin dhe thyerjet e gjymtyrëve te njerëzit e moshuar.

Pas moshës 25 – 30-vjeçare proceset e rigjenerimit dhe rikuperimit në trup fillojnë të ngadalësohen dhe nga kjo moshë masa e muskujve zvogëlohet në përpjesëtim prej 0,5 – 1% për çdo vit.

Ky proces konsiderohet si një shenjë natyrale e zhdukjes që kanë të bëjnë me moshën. Mirëpo, edhe faktorët e tjerë mund të shkaktojnë lëndime apo sëmundje serioze:

∙ Stili i jetës ulur – humbja më e shpejtë e indeve ndodh tek njerëzit e imobilizuar pas lëndimit ose sëmundjes serioze;
∙ Mosbalancimi i ushqimit – mungesa e ushqimit proteinik me përmbajtje të lartë të energjisë çon deri në dëmtimin e tretjes dhe absorbimit të përbërësve ushqyes;
∙ Sëmundjet kronike.

Shërimi i sarkopenisë
Është me rëndësi të zbulohet shkaktari kryesor i sëmundjes dhe të veprohet kundër atij shkaktari; eliminoni mungesën e hekurit, vitaminave dhe kromit.

Është e domosdoshme të fillohet me çfarëdo aktiviteti fizik. Çdo aktivitet i rregullt fizik do të sjellë përmirësime të rëndësishme.

Është e domosdoshme që në ushqim të përfshihen proteinat, por edhe të konsumohet më shumë ushqim i cili prodhon thartirë në lukth, në mënyrë që të absorbohen më mirë proteinat.

Gjithashtu do të duhet të zvogëloni konsumimin e ëmbëlsirave, qullit dhe karbohidrateve, alkoolin dhe pijet e gazuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb