Marrim 1 ose 2 avokado dhe, pasi qërojmë mirë lëkurën e tyre, e presim në copa të vogla dhe e vendosim në mikser. E përziejmë mirë derisa të marrë një pamje kremoze. Ky është gjalpi i avokados, i cili ka vlera të mëdha ushqyese dhe kurative.

Për t’i pasuruar shijen mund t’i shtojmë hudhër, pakëz kripë dhe majdanoz sipas dëshirës. Me këtë gjalpë mund të lyejmë një fetë bukë (thekre, mundësisht jo të bardhë) dhe ta konsumojmë në mëngjes për të marrë ekstra energji dhe proteina, në mënyrë që të përballojmë sa më mirë lodhjen, të paktën deri në vaktin e drekës.

“Bime Mjekesore’ rikujton 7 arsye të rëndësishme pse duhet të konsumojmë avokado çdo ditë

1 – Avokadot janë një ushqim i pasur me proteina. Të gjitha amino-acidet janë të llogaritura për metabolizimin e për t’u shndërruar në proteina. Kjo e ndihmon pankreasin të luftojë qelizat kancerogjene.

2 – Ok mishngrënës! Nëse ju hani një hamburger, por me një fetë avokado në mes, rreziku i sëmundjeve të zemrës do të ulet, pasi avokadoja ul nivelin e triglicerideve.

3 – Avokadot janë të pasura me vitaminë E. Kjo vitaminë ndihmon në parandalimin e kancerit. KUJDES nga vitmainat sintetike (të gatshme me kapsula)! Mund të jenë toksike.

4 – Avokadot e ndihmojnë mëlçinë të prodhojë glutathione, e konsideruar si antioksidanti “mjeshtër” nga të gjithë ekspertët. ”Glutathione” gjithashtu rifreskon dhe ridërgon në destinacion të gjithë antioksidantët e marrë nga burime të tjera. Edhe magnezi, i përfshirë në 300 proçese metabolike, gjendet bollshëm tek avokadot.

5 – Ul rrezikun e kancerit te gjirit. Të pasura me lutein, vitaminë E dhe acide yndyrore oleike. Këto jane rezultatet e studimeve të specialistëve. Kështu pra zonjusha dhe zonja, konsumoni të paktën 1/3 ose 1/2 avokado në ditë.

6 – Përmirëson punën e zemrës dhe ul rrezikun e infarkteve. Avokadot ulin presionin e lartë të gjakut.

7 – Ndihmojnë në shëndetin dhe përmirësimin e shikimit dhe punën e trurit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: