TIRANË

Ndryshimet hormonale shkaktojnë shpesh dhimbje. Specialistja e mjekësisë kineze në Shqipëri, Aiva Duka ka sugjeruar disa lloje masazhesh në pikat përkatëse për të lehtësuar shqetësimet që krijohen.

Studioja e “Vila24” u shndërrua në një dhomëz të mirëfilltë trajtimi, ku Duka ka demonstruar veprimet që duhet të bëjë çdo femër pa qenë nevoja të përdorë qetësues të fortë.

Ajo ka specifikuar “detin e gjakut” i cili luan rolin kyç në procesin e qarkullimit apo dhe oksigjenimit të trupit. Sa u përket dhimbjeve të kokës, ajo këshillon një masazh specifik në pjesën e qafës dhe thekson rëndësinë e presionit me duar në bel kur hasim dhimbje të mesit.

Duka gjatë bisedës ka shpjeguar dhe shkaqet që sjellin këto vështirësi para e gjatë periudhës së menstruacioneve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: