Ablacioni me radiofrekuencë është një procedurë moderne e cila të çliron nga kthetrat e dhimbjeve në qafë apo dhe shpinë. Aplikimi është i thjeshtë dhe pacientët i kthehen aktivitetit normal pas 1 dite. Mjeku turk neurokirurg, Ozcan Çiklatekerlio, nga spitali “A Life” ka sqaruar me detaje procesin dhe kushtet kur mund të kalohet në trajtimin me ablacion.

Ai thotë se nëse nuk gjendet lehtësim me ilaçe apo fizioterapi, sugjerohet kjo praktikë moderne duke parandaluar operacionet kirugjikale. Mjeku sqaron se ablacioni me radiofrekuencë konsiston në ndërprerjen e lidhjes së nervit përgjegjës me trurin e më pas pacientët ndjekin një grup ushtrimesh për të patur rezultat edhe më të lartë. Ai rendit disa prej shkaqeve që shkaktojnë dhimbje të qafës e shpinës siç mund të jetë jeta sedentare, mungesa e lëvizjes, formimi i hernieve, artrozave apo edhe faktori i moshës. I ftuar në “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka, Çiklatekerlio tha se pacientët shqiptarë pasi kontaktojnë përmes zyrave të spitalit “A Life” në Tiranë, nisen për në Turqi. Praktikimi i ablacionit nis me përfundimin e analizave përkatëse e pas një kontrolli të nesërmen, mund të kthehen sërish në Shqipëri për të rinisur pa asnjë shqetësim jetën e dëshiruar.

Ai sqaron se kjo metode nuk bën trajtimin e sëmundjeve, por të shpëton nga dhimbjet. Në fund ai vlerësoi komunikimin mes mjekëve dhe pacientëve si një mënyrë për të arritur më shpejt drejt zgjidhjeve optimale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb