Pas marrjes së vendimit të caktimit të masës së pensionit, jo pak përfitues shfaqin pakënaqësi në lidhje me pagesën që u takon. “Gazeta Shqiptare” publikon sot procedurën që duhet të ndjekin pensionistët për të rritur masën e pensionit, duke bërë paraprakisht një kërkesë në portalin qeveritar “e-Albania” si dhe dokumentacionin e plotë që duhet të dorëzojnë të interesuarit.

Procedura
Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentacion shtesë, për një masë më të lartë përfitimi, ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementar të parakohshëm. “Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë ‘online’ për rishqyrtimin e përfitimit tuaj (sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar)”, – theksohet në portalin qeveritar “e-Albania”. Për të pasur akses në këtë të fundit, të interesuarit duhet të regjistrohen si qytetarë në portal dhe të plotësojnë formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila do të hapet menjëherë pas klikimit të butonit “Përdor” në krah të këtij shërbimi. Më tej në portal bëhet me dije se numri i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që aplikanti hyn në portal me kredencialet e tij përkatëse. “Me informacionin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave. Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë. Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, – nënvizon “e-Albania” për të gjithë pensionistët që dëshirojnë të aplikojnë për rishqyrtim të masës së pensionit. Ndërkohë të gjithë aplikantët pasi të kenë përdorur këtë shërbim elektronik, duhet të paraqiten në zyrat Sigurimi vullnetar

Sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në sigurimin vullnetar bën pjesë edhe pensioni familjar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Nëpërmjet sigurimit vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme që janë: sigurim vullnetar për vitin korrent, sigurim vullnetar për periudha të kaluara, sigurim vullnetar për më shumë të ardhura si dhe sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit. Ndërkohë, pensioni i plotë i pleqërisë përfitohet me 36 vite e 4 muaj punë të siguruar, ndërsa pensioni i pjesshëm kërkon minimalisht 15 vite pune me sigurime. Për të përfituar pension nga shteti shqiptar, emigrantët duhet të paguajnë një pagesë kontributi prej 5184 lekësh në muaj. “Nëse do të parapaguani në fillim të periudhave do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore, 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore dhe 1.5% mbi shumën për një pagesë 3-mujore. Ju mund të siguroheni edhe për vitet e kaluara dhe mund të futeni në këtë skemë pa qenë të siguruar më parë. Kontribuoni për të kaluarën dhe të tashmen, t’ju sigurojmë të ardhmen!”, – bën thirrje Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Nëpërmjet sigurimit vullnetar mund të përfitojnë jo vetëm emigrantët shqiptarë, por të gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri e dëshirojnë të kenë një masë pensioni më të lartë se ai që është paracaktuar më parë. Për të rritur masën e pensionit, të moshuarit mund edhe të bëjnë paraprakisht një kërkesë në portalin qeveritar “e-Albania” si dhe të dorëzojnë dokumentacionin e plotë që kërkohet në këto raste pakënaqësish mbi pagesën.

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura
Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura mund të paguajnë të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korrent në kufijtë e pagave minimale dhe maksimale, 24 000 dhe 105 850 lekë (qytetari ka të drejtë të zgjedhë një pagë brenda këtij kufiri). ISSH bën me dije se personat e vetëpunësuar sigurohen me pagë minimale mujore 24 000 lekë e mbi këtë pagë çdo person ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në kufirin e pagës maksimale 105 850 lekë. Ndërkohë, punëmarrësit që sigurohen në bazë të kontratës të nënshkruar me punëdhënësin kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht për më shumë të ardhura mbi pagën që ata marrin deri në nivelin e pagës maksimale 105 850 lekë. Çdo punëdhënës që sigurohet nën nivelin e pagës maksimale ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në kufirin e kësaj page, ndërsa çdo kontribuues vullnetar për vitin korrent ka të drejtë të sigurohet për më shumë të ardhura.

Procedura dhe dokumentet

†Për të përdorur shërbimin duhet të regjistroheni si qytetar në portal dhe të plotësoni formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila hapet menjëherë kur klikoni butonin “Përdor” në krah të këtij shërbimi.
†Numri juaj i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja.
†Me informacionin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
†Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave.
†Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë.
†Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër, ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqëror.
Dokumentet që mund të dorëzohen janë:
†Kopje e kartës së identitetit ose certifikatë personale.
†Certifikatë familjare.
†Vërtetim për pagat pas vitit 1993.
†Vërtetim nga arshiva e ISSH-së, DRSSH-së për vjetërsi në punë.
†Vërtetim për kontributet si i vetëpunësuar në bujqësi.
†Vërtetim për kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak.
†Vërtetim nga shkolla kur fëmija është 18 vjeç-25 vjeç.
†Vërtetim nga Tatim Taksat për pjesëtarët që ka në ngarkim.
†Vërtetim nga Zyra e Punës si punëkërkues.
†Fotokopje të kontratës me KESH-in.
†Dëshmi penaliteti për të përndjekurit politikë.
†Vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimit (të përndjekurit politikë).
†Diplomën e shkollës së lartë.
†Fletëdrejtimi për në KMCAP dhe fletëdaljet nga spitali.
†Analiza mjekësore sipas diagnozës.
†Vërtetim identiteti.
†Aktverifikim.
†Vendim gjykate.
†Deklaratë individuale për punësim (e përvitshme) mod. 09.
†Deklaratë individuale që nuk jam i punësuar (mod. 08).
†Vërtetim i pagës referuese modelar nr.02.
†Vërtetim i pagës mesatare referuese modelar nr.03.
†Vërtetim i viteve të shërbimit modelar nr.03.
†Vërtetim për derdhje të kontributit suplementar nr.08.
†Vërtetim page referuese të përfitimit shtetëror suplementar.
†Vërtetim për periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë.
†Vërtetim për derdhje të kontributit suplementar.
†Vërtetim i pagës referuese.
†Vërtetim për periudhën e shërbimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb