Gjatë muajve të ftohtë të dimrit, era, acari e dëmtojnë shumë lëkurën. Përdorimi i produkteve të grimit mund ta përkeqësojnë edhe më shumë lëkurën e thatë dhe të plasaritur.

Më poshtë do t’ju tregojmë disa produkte natyrale të cilat mund të përdoren për të pastruar dhe zbutur lëkurën në këto ditë të ftohta.

– Qumësht dhe mjaltë
Përzieni këto dy produkte bashkë në një enë. Yndyrat dhe acidi laktik tek qumështi janë shumë të mira për qetësimin e lëkurës së irrituar. Ndërsa mjalti nuk është vetëm një zbutës për lëkurës, por ka edhe veti antibakteriale dhe antifungale, që ndihmojnë për luftimin e baktereve në sipërfaqen e lëkurës.

Mund ta zbusni lëkurën e thatë vetëm me qumësht të ftohtë, duke njomur një copë në të dhe masazhuar fytyrën. Ose përgatisni një maskë me qumësht dhe mjaltë.
Përveçse është një zbutës natyral, vaji i kokosit ka gjithashtu edhe veti antibakteriale, antifungale dhe antivirale. Masazhoni me të fytyrën çdo ditë tani gjatë muajve të dimrit.

– Vaji i ullirit
Ka më pak shenja të plakjes tek njerëzit që konsumojnë vaj ulliri sesa tek ata që nuk konsumojnë. Kjo sepse vaji i ullirit është i pasur me polifenolë, një lloj përbërësi bimor me veti antioksiduese.

– Çaji jeshil
Çaji jeshil ofron mbrojtje kundër rrezeve ultravjollcë në lëkurë. Kjo pije mund të shërbejë gjithashtu për largimin e akneve, skuqjeve dhe parandalon ekzemën.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: