Me ardhjen e dimrit, ajri në shtëpi thahet me tepri për shkak të përdorimit të pakufizuar të kondicionerëve apo ngrohëve të ndryshëm.

Mbajtja e një niveli normal të lagështisë në shtëpi është shumë e rëndësishme.

Mungesa e lagështisë në shtëpi shkakton kruarje të fytit, syve, rrjedhje të hundëve, ashpërsim të lëkurës dhe çarje të buzëve.

Pajisjet e ndryshme që rrisin nivelet e lagështisë janë të shtrenjta dhe bazohen kryesisht në përmasat e apartamentit.

Por për fat të mirë nivelin e lagështisë në shtëpinë tuaj mund ta rrisni në mënyrë natyrale pa pasur nevojë të shpenzoni shumë.

Nëse përballeni vazhdimisht me rrjedhje të hundëve, tharje të fytit, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes e kruarje të lëkurës atëherë duhet ta lexoni këtë artikull të AgroWeb.org

Këtu do të mësoni për mënyrat se si të rrisni nivelin e lagështisë në mënyrë natyrale.

Thajini Rrobat E Lara Në Dhomë
Gjatë tharjes, lagështia e rrobave avullon ngadalë në dhomë.

Nëse i mbani ato në dhomë gjatë natës, lagështia do të jetë e mjaftueshme ndërkohë që ju jeni në gjumë.

Bimët
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, bimët e mbajnë ajrin të lagësht.

Mjafton t’i ujisni ato dhe t’i spërkasni gjethet me ujë disa herë në ditë.

Avulli që bimët lëshojnë gjatë ditës do të rrisë lagështinë në ajrin e shtëpisë.

Enë Me Ujë Pranë Një Burimi Nxehtësie
Një nga mënyrat më të mira për të garantuar lagështinë në ajër është të vendosni një enë me ujë pranë burimit të preferuar të nxehtësisë siç mund të jetë kaloriferi ose ngrohësit.

Nxehtësia do të rrisë nivelin e avullimit dhe ajri në dhomë do të jetë më e lagësht.

Uji i Valuar
Një mënyrë tjetër krejt natyrale e rritjes së lagështisë në ajër është që të zieni ujë.

Ju mund ta lini të ziejë për një kohë të gjatë ose ta mbani enën pranë një burimi të nxehtësisë.

Zierja e ujit është një nga mënyrat më të thjeshta për të rritur lagshtinë në ajër.

Gatimi
Përdorimi i sobës dhe gatimi në të çliron lagështi në ajër jo vetëm në kuzhinë por edhe në të gjithë shtëpinë.

Sfungjerët
Zhyteni një sfungjer në ujë dhe vendoseni në një enë të hapur.

Enën mbajeni në qendër të dhomës dhe do të kuptoni se si do të përmirësohet ajri vetëm falë sfungjerit.

Spërkatja e Perdeve
Spëraktja e perdeve me ujë është një mënyrë shumë e shpejtë për të rritur nivelin e lagështisë./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb