Gjithsecilit prind i ka ndodhur më shumë se njëherë të përballet me kapricot e një fëmije, që grindet e ulëret dhe instinktivisht nis e bërtet më shumë se vetë fëmija, duke përfunduar dhe në ulërima të llahtarshme.

Po në rast se ky është shembulli që jepni tek fëmija, mendoni se ai këtë sjellje nuk ia bëjë miqve të tij, apo vëllezërve ose motrave? Të bërtasësh do të thotë që ti nuk tenton të provosh të zgjidhësh problemin pa një dozë të mirë qetësie dhe autokontrolli.
Po si të qetësosh fëmijën pa i bërtitur?
Kur fëmija nis e grindet dhe bën kaprico, zgjidhja më banale por më efikasja është të numërosh deri në 10. Ndërsa numëroni me vete deri në 10, mendoni fjalët që do i thoni fëmijës, pa synuar ulërimat.

Mjafton të ndaleni, merrni frymë, numëroni dhe mendoni se përpara vetes keni vetëm një fëmijë që nuk di ende të kontrollojë emocionet e veta. Në këtë mënyrë i mëson atyre si të kontrollojnë instinktet.
Të shuash implusivitetin e fëmijës me një përqafim.
Mund të duket si mesazh i cuditshëm në ato rrethana, por fëmija mëson në ato momente se prindi është aty, dhe do e ndihmojë në cdo nevojë të tij, dhe kur gjërat nuk shkojnë aspak mirë. Pyetjet e drejtuara me qetësi në adresë të vogëlushit do e bëjnë atë të kuptojë se përse nisi kapricon dhe ta bësh të kuptojë se kjo dëshirë e tij ishte thjesht një kaprico.
Shkaku i mërzitjes është shpesh herë vëmendja e pakët ndaj fëmijës, sepse ata shpesh herë ndihen vetëm dhe për të tërhequr vëmendjen përdorin mjetin e vetëm që kanë në dispozicion, të qarën.
Ndaj prindërit duhet ta kenë të qartë se kapricot e fëmijës nuk janë një luftë e shpallur nervash ndaj prindit, por një metodë për të rimarrë dashuri, vëmendje për atë cfarë ndjejnë fëmijët në ato momente, dhe kjo i thjeshtëzon shumë gjërat. Ky është momenti kur ti mund ta edukosh fëmijën të kontrollojë emocionet e veta, ti njohë ato në mënyrë që të reagojë drejt në situata të caktuara. Pasi ke folur me të dhe e ke qetësuar, mund të uleni pranë tij dhe të bisedoi qetësisht. Kjo është terapia  më e mirë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: