Njollat kafe në lëkurë e në fytyrë janë pasoja më e keqe e ekspozimit në diell.
Nëse shfaqen, janë shumë të vështira për t’u eliminuar plotësisht, por gjithsesi ju mund të bëni një zbehje të tyre nëpërmjet disa mënyrave natyrale të kurimit, ndërkohë duhet të keni parasysh edhe parandalimin.

Plazhi
Shfaqja e njollave nga dielli në fytyrë dhe në lëkurë është një fenomen në rritje, sidomos te gratë, të çdo moshe, por madje edhe te fëmijët. Ndaj është shumë e rëndësishme që të qartësoheni në lidhje me këtë lloj problemi.

Përse shfaqen njollat e errëta?
Shumë njerëz besojnë se këto njolla shkaktohen vetëm nga dielli. Por ky është një mit për t’u nënvlerësuar duke qenë se shpesh njollat në lëkurë mund të lidhen thjesht me përsëritjen natyrale të procesit të ripërtëritjes së qelizave të epidermës.
Natyrisht në formimin e tyre mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë edhe “ekspozimi në sfond”, pra dielli i marrë në mënyrë të gabuar për gjatë gjithë jetës.
Një shkak tjetër i shfaqjes së njollave të errëta në lëkurë vjen nga keqfunksionimi hormonal, në raste të tjera kjo mund të lidhet edhe me përdorimin e kremrave dhe parfumeve jo të përshtatshëm në diell.
Përpara se të nisni një vit tjetër ekspozimi në diell është e rëndësishme që të zbehni njollat kafe ekzistuese në lëkurë, ose më mirë t’i eliminoni këto njolla, derisa me nxirjen e radhës të mos bëhen edhe më të dukshme.

Si t’ia bëni?
Kurimi i njollave nga dielli është një problem të cilit i duhet kushtuar shumë vëmendje, sidomos nëse e keni lëkurën e bardhë, nëse ato janë shumë të dukshme. Ndërkohë nëse kujdesi është lënë pas dore për një kohë të gjatë, pasojat mund të jenë edhe më të mëdha.
Mjafton të shihni yje si Angelina Joli, e cila thotë se “nuk ekspozohem kurrë në diell”, ose Madonën e cila në det bën banjë me çadër.
Por ato janë diva dhe këto sjellje mund edhe t’u lejohen.
Kini parasysh faktin se është e nevojshme që të mbroheni sa më shumë nga dielli, sepse sapo shkaktohet një dëm i tillë në lëkurë, ju nuk mund të ktheheni më mbrapsht.

Ndaj çfarë mund të bëni?
Gjëja e parë që duhet të bëni në shtëpi është skrabi (pastrues). Aplikojeni minimumi një herë në javë, për të hequr të paktën pjesën sipërfaqësore të njollave kafe. Për rastet më të rënda, kërkojini mjekut tuaj nëse është e mundur të arrihet diçka pozitive duke përdorur fotopiling me lazer.
E rëndësishme për kurimin e njollave gjatë ekspozimit në diell, si në det ashtu edhe gjatë xhirove në qytet, është aplikimi i kremit specifik hidratues me vitaminë C ose me luleshtrydhe. Më pas përdorni kremin klasik kundër diellit, në mënyrë që t’i krijoni lëkurës kushtin e favorshëm për t’u nxirë në mënyrë normale, ndërsa njollave fatin për moserrësimin e mëtejshëm.
Fytyra, dekolteja dhe duart janë vendet më të goditura nga dielli. Pra atyre u duhet kushtuar një vëmendje më e madhe nga ana juaj gjatë procesit të përhapjes së kremit kundër rrezeve të dëmshme diellore.

Zgjidhja?
Mbrojeni gjithmonë dhe në mënyrën e duhur lëkurën përpara se ta ekspozoni në diell duke bërë kujdes në zgjedhjen e produkteve cilësore dhe me një faktor mbrojtjeje të përshtatshëm ndaj llojit të lëkurës suaj (minimumi 30 spf) dhe padyshim shmangni hedhjen e parfumeve përpara se të shkoni në plazh.

(a.n/t.sot/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: