ITALI

Dy shqiptarë rezidentë në Raguza, të cilët u prezantuan si turistë janë arrestuar me 1.1 kg drogë e llojit kokainë, vlera e së cilës nëse do të dilte në treg të zi arrinte në 100 mijë euro.

Sipas mediave fqinje, të dy shqiptarët, H.E 28 vjeç dhe A.J 20 vjeç kishin fshehur kokainën e pastër në motorin e makinës. Ata nuk kishin leje qëndrimi në shtetin italian dhe tentuan t’i fshiheshin këtij fakti me pretendimin se ishin turistë.

Pas ndalimit ata u shoqëruan për verifikim, por veprimet e tyre krijuan dyshime të forta tek autoritetet të cilat vijuan më pas kontrollet në makinën e tyre duke gjetur kokainën e fshehur në pjesën e motorit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: