Një burrë dje ka shkaktuar jo pak debat në media, pasi u ngjit në Kullën e Eifelit dhe më pas u detyrua që të zbresë prej andej. Ai kishte qëndruar për orë të tëra mbi kullë, deri në lartësinë 270 metra mbi tokë.
Rreth 2 500 vizitorë të kësaj kulle janë evakuuar, pasi autoritetet e sigurisë panë një burrë duke u ngjitur lart. Ekipet e emergjencës u alarmuan dhe e kanë bindur atë që të dorëzohet. Zjarrfikësit e kanë bindur që të zbresë, raportojnë mediat e huaja.
Nuk bëhet me dije deri më tani arsyeja që ka shtyrë burrin të ndërmarrë të tillë veprim. Autoritetet franceze thanë se për rastin kanë hapur hetime.