Aktorja e famshme, Penelope Cruz, e gjeti veten në qendër të luftës në internet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Përdoruesit e mediave sociale keqinterpretuan posterin e filmit të saj të ri, të cilin ajo postoi, duke u përfshirë në konflkitin e Nago-Karabakut që vijon prej dy javësh.

Filmi i saj i ri “355” nuk ka asnjë lidhje me konfliktin aktual, por ka të bëjë me një ekip femrash agjente sekrete.

Në poster mund të shihet Penelope pas së cilës është një flamur kolumbian i verdhë, blu, i kuq.

Të bindur se ishte flamuri i Armenisë (flamuri i së cilës është gjithashtu i përbërë nga këto ngjyra, por shiritat vendosen horizontalisht) dhe jo Kolumbia, shumëkush iu vërvit aktores së Hollywood-it.

“Karabaku është azerbajxhanas”, është vetëm një nga komentet poshtë postimit të saj në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb