Shtatë anëtarë të një familje, të cilët janë prekur nga koronavirusi, banues në Komunën e Hanit të Elezit, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Refki Suma në një bisedë telefonike për Ekonomia Online ka thënë se rasti i parë ka qenë i kontaktit në Ferizaj, i cili ka infektuar më pas 6 anëtarët e tjerë të familjes.
Suma njoftoj se të gjitha janë izoluar në shtëpi dhe janë duke u monitoruar nga Policia. Kryetari bëri me dije se kjo familje ndodhet në “Lagjjen Curri”, në periferi të Hanit të Elezit.

“Rasti i parë ka qenë i kontaktit i marrë nga Ferizaji, pastaj ai e ka transportuar edhe tek 6 anëtarët e tjerë të familjes. Shtatë personat janë duke u mbikëqyrë nga Policia vazhdimisht dhe të gjithë janë të izoluar në shtëpi dhe gjendja e tyre është e mirë. Të prekurit janë në periferi të Hanit të Elezit që kufizohet me autostradën ‘Lagjja Curri’”, u shpreh Suma duke shtuar se Komuna është pajisura me pajisje elementare nga ministria dhe donacione tjera.

79 raste janë konfirmuar pozitive me Coronavirus. Kjo është bërë e ditur nga IKShPK-ja përmes një njoftimi për media, duke e çuar në 362 numrin në total të të prekurve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb