Edhe pse “i forti” i Vlorës u burgos përjetë, ky fakt nuk e pengoi atë që të martohej dhe të krijonte një familje nga brenda burgut.

Zani është martuar në burgun e Burrelit, pas disa vitesh njohje me Arianën.

Në një ceremoni private martesore, ka qenë i pranishëm drejtori i burgut, nëna dhe vëllai i Arianës, si dhe përfaqësuesit e gjendjes civile. Në fund të shtatorit 2010 erdhi në jetë fëmija tyre i parë, që ishte një djalë. Ndërsa dy vite më vonë, ai u bë baba i një vajze. Ajo që e ka mbajtur pas hekurave Caushin ka qenë dënimi i drejtësisë greke, e cila ka dhënë me akuzën e vrasjes plot 101 vite burg për Caushin.

Caushi mundi të arratisej nga burgu në shtetin grek gjatë një revolte, por u burgos përsëri në Shqipëri. Ashtu si në rastin e të njohurit me pseudonimin “Gjenerali”, i cili fitoi lirinë dhe la burgun falë një vendimi gjyqësor të marrë nga gjyqtari në Gjykatën e Elbasanit. Në kërkesën e tij, Zani Caushi e ka shfrytëzuar mundësinë për të lënë qelinë duke përdorur nenin 64 dhe 65 të Kodit Penal të vjetër, i cili parashikon mundësinë për lirimin me kusht.

Pra, sipas Kodit të vjetër: “Vetëm në raste të jashtëzakonshme, i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht, kur ka vuajtur jo më pak se 25 vjet burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se është arritur qëllimi i dënimit për edukimin e tij”.

Nga ana tjetër, tmerri i Vlorës ka garantuar se do të punojë në rast se lirohet nga burgu, duke dhënë kështu një argument më shumë për Gjykatën. I njëjti nen u përdor edhe nga “Gjenerali”, i cili u lirua nga burgu në shkurt të 2019-ës, duke krijuar kështu një precedent të rëndë për lirimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm. Gjatë trazirave të vitit 1997, në Vlorë u formuan 5 banda dhe Zani Caushi kishte rivalë të fortë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb