Zbardhen të tjera detaje nga masakra e trefishtë në Fushë Krujë, që tronditi mbarë vendin mesditën e të dielës, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi për “BalkanWeb” itinerarin e lëvizjes së viktimave para se të ekzekutoheshin me mbi 90 plumba e të digjeshin me lëndë djegëse brenda makinës.

Mes të tjerash, gazetarja Lala raporton për “BalkanWeb” se Brilant Martinaj e ka takuar në rrugë Besmir Hoxhën dhe i ka kërkuar që ta shoqërojë deri te servisi, në zonën e Tapizës, ku kishte çuar një makinë për ta riparuar.

Mësohet se Besmir Hoxha është baba i një fëmije të vogël 2 vjeç, ndërsa e ka gruan shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë. Hetuesit dyshojnë se dikush brenda Fushë Kuqes e ka tradhtuar Brilant Martinajn, sepse ka pasur informacion që udhëtonte atë ditë me makinën e Besmir Hoxhës, që nuk ishte e blinduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb