Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka publikuar 6 fakte për rrugën Kardhiq-Delvinë dhe si u rrit kostoja e saj të paktën me 20 mln euro. Tomorri shkruan se një vepër publike e prokuruar në 7 apo 8 lote, merr shtesë kontrate në masën 20 për qind për çdo lot dhe shtesat e kontratës bëhen pa garë me negocim mes qeveritarit dhe kontraktorit privat.

Sipas tij, ky është një biznes ku ndahen para mes kontraktorëve dhe qeveritarëve. “Ryshfetet duhet te dalin nga diku. Ndaj kostot fryhen e fryhen, ndërsa qytetarët paguajnë e paguajnë pa bere zë. Madje në fund edhe këndojnë se sa bukur e hëngrën”, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË
Faktet e thjeshta te Kardhiq-Delvine

Fakt 1
Rruga Kardhiq-Delvine ne një drejtim është rast unikal ne bote. Nje vepër publike e prokuruar ne 7 apo 8 lote, merr shtese kontrate ne masen 20 per qind per cdo lot. Shtesat e kontrates behen pa gare me negocim mes qeveritarit dhe kontraktorit privat. Buxheti i jep kompanise private 20 per qind para shtese mbi fondin me te cilin ajo ka fituar tenderin.

Fakt 2
Instrumenti i shteses se kontrates eshte parashikuar ne ligj per raste te vecanta, kur ne realizimin e nje kontrate prokurimi dalin te papritura. Sa eshte probabiliteti qe ne nje veper me 7 tendera, ne te 7-te tenderat te dalin te papritura gjate realizimit te punimeve? Statistika eshte shkence e pameshirshme.

Fakt 3
Kontratat me te medha te Kardhiq-Delvine jane prokuruar ne veren e vitit 2018. Te gjitha ato kontrata kane marre shtese 20 per qind ne vitin 2021. Ku hyn opozita dhe Saliu ne kete histori?

Fakt 4
Vetem si pasoje e shtesave te kontratave kostoja e rruges Kardhiq-Delvine eshte rritur te pakten me 20 milione euro, pa perfshire ketu mangesite ne projekt qe mund te kishte lene qeveria paraardhëse.

Fakt 5
Ne vrojtimin global te sipërmarrjeve qe u zhvillua ne vitin 2019, Banka Boterore dhe Berzh e renditen Shqiperine si vendin e dyte ne bote me nivelin me te larte te ryshfetit. E para ishte Zambia. Sipas raportit bizneset shqiptare jane mesatarisht 3.07 per qind te xhiros per rryshfet. Ne vitin 2019 xhiro totale e bizneseve ne Shqiperi ishte 18 miliarde euro. Mbi 550 milione euro u dhane si rryshfet.

Fakt 6
Sipas vrojtimit, pjesa me e madhe e ketyre 550 milione eurove qe jepen rrushfet eshte perqendruar ne dy drejtime; tenderat publike dhe lejet e ndertimit. Sa eshte probabiliteti qe Kardhiq-Delvinen te mos e kete zene Covidi? Statistika eshte shkence e pameshirshme.

Opinion
Sali Berisha kishte nje mani me kontratat publike, vecanerisht ato ne rruge. Ate te prokurimit me kosto sa me te ulet. Perjashtim ben Durres-Kukes, qe eshte nje histori tjeter. Dhe kjo mani kishte nje arsye. Ne zgjedhjet e vitit 2009 demokratet krijuan bindjen se celesi per fitoren e zgjedhjeve ishin investimet publike, vecanerisht ndërtimi i sa me shume rrugeve te reja. Por parate e buxhetit ishin te kufizuara.
Kur sasia e parave është e kufizuar dhe ti do te ndertosh sa me shume rruge, menyra e vetme eshte te ulesh koston per njesi. Por mbajtja e kostos me force ne nivele te uleta, krijoi nje problem edhe me te madh.

Nje pjese e rrugeve ose mbeteshin te paperfunduara totalisht ose kishin mangesi ne cilesi dhe elementet e sigurise. Ne fund mania per t’i prokuruar me kosto te ulet, ne disa raste rezultonte edhe me e shtrenjte per qytetaret. Rruga Elbasan-Tirane, ajo Kardhiq-Delvine jane vetem dy nga shembujt.

Socialistet kane nje mani tjeter me kontratat publike te rrugeve. Per cdo problem qe del rruges, propozimin per zgjidhjen ia lene ne dore kontraktoreve private. Madje ka pasur raste kur kontraktoret kane bere dhe projektin si tek Unaza. Kjo eshte nje nga arsyet kryesore se pse kostot e Kardhiq-Delvine dhe shume rrugeve te tjera kane kercyer ne qiell dhe pse sot Shqiperia prokuron rruge me kosto per kilometer disa here me te larte se sa ne te shkuaren.

Por pse nuk e duan disiplinen buxhetore ne prokurime keta? Arsyeja nuk eshte shume e veshtire per t’u gjetur. Sigurisht nuk e bejne se jane budallenj apo leshko, qe po ua hedhin kontraktoret privat. Por e bejne per partneritet.

Ky eshte nje biznes ku ndahen para mes kontraktoreve dhe qeveritareve. Ryshfetet duhet te dalin nga diku. Ndaj kostot fryhen e fryhen, ndersa qytetaret paguajne e paguajne pa bere ze. Madje ne fund edhe kendojne sa sa bukur e hengren.

Tomorri Fb
Tomorri Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb