LONDER- Kanë mjaftuar pak minuta që kryeqyteti i Anglisë, Londra të tmerrohet. Kaq i është dashur një komande të koordinuar terroristësh për të kthyer alarmin dhe panikun në Londër, të cilët fillimisht kanë marrë një autobus duke përplasur kalimtarët në London Bridge, e më pas u raportua për njerëz të sulmuar e të therur me thikë në “Borough” market.
Ndërsa një sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall, siç raporton “Daily Mail”, por që nuk ka lidhje me dy të parët dhe nuk është cilësuar ende si sulm terrorist.
Nga sulmet u raportua për 7 të vdekur, ndërsa numri i të plagosurve raportohet të jetë 48, sipas mediave britanike. Po të shtosh edhe 3 terroristët e vrarë, bilanci i viktimave shkon në 10.
Sipas Scotland Yard, e cila rindërtoi skemën e sulmeve në Londër, kanë qenë tre kamikazë ata që kanë shtypur njerëz mbi Urën e Londrës, duke mos u mjaftuar me aq kanë dalë nga mjeti dhe i kanë qëlluar edhe me thika. Më pas kanë vazhduar rrugën nga Hertz, deri tek një Borough market, ku kanë sulmuar njerëz në restorante dhe bare zonës. Mes të sulmuarve është edhe një polic. Të tre janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. E gjithë përplasja u zhvillua në =”tetë minuta pas thirrjes së parë” të alarmit.
Ndërsa sulmi i tretë në Vauxhall, sipas Scotland Yard nuk ka të bëjë me terrorizmin.

Policia angleze raportoi se të paktën 3 terroristë janë vrarë, shkaktarë të sulmeve të përgjakshme. Në rrugët e Londrës ata lanë njerëz të shtrirë e të gjakosur në tokë, siç duket edhe në pamjet e para.
Sulmet e sotme kanë rritur alarmin në Britaninë e Madhe dhe vijnë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit.
Vetëm pak ditë më parë, një kamikaz vrau 22 persona gjatë koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande, në Mançester.
(m.a/BalkanWeb)