Pas kualifikimit historik të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian “Francë 2016”, me fitoren e arritur një natë më parë në Armeni, ekspertët e futbollit kanë vlerësuar performancën e trajnerit dhe të lojtarëve në fushën e blertë.

Vlerësimi maksimal me notën 10 shkon për trajnerin De Biazi.

“Sot Shqipëria është në Europian më së shumti për meritë të tij, por mbi të gjitha Shqipëria ka një të ardhme të ndritur ekskluzivisht për meritë të tij. Grup cilësor, harmoni dhe solid. Nëse dikush guxon të thotë të kundërtën, nuk merr vesh nga futbolli!”,­ thuhet për De Biazin, shkruan Panorama.

Ndërsa vlerësimi i dytë më i lartë me notën 9 vjen për portierin Etrit Berisha, si siguria më e madhe në mbrojtje. “Reflekse, autoritet dhe shpëtimtar në shumë raste. Edhe kundër Armenisë e mbajti ai portën të paprekur dhe i lejoi ekipit që të vazhdonte betejën i qetë”. Pas tij renditet mesfushori Shkëlzen Gashi me notën 8.5. Nuk mbetet pas as kapiteni i ekipit Lorik Cana me notën 8 si dhe dy autorët e golave, Gjimshiti me notën 8 dhe autori i golit të dytë, Sadiku me notën 7.5.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: