LUSHNJE
Bledar Muça është biznesmeni dhe pronari i lokalit i cili u vra dje gjatë atentatit në Lushnje. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se Muça çdo darkë ulej gjithmonë në të njëjtën tavolinë në trotuarin e lokalit.
Mbrëmjen e kalua rai ishte me kunatin Judin Velo kur një automjet tip “Golf” e kaloi para dhe e qëlloi me breshëri.
Dyshohet se në automjet ishin tre autorë, njëri në drejtim të mjetit dhe dy të tjerë si pasagjerë. Muça ishte pronar i lokalit, por mësohet se administronte edhe biznese të tjera.
Ndërkohë autorët të njëjtën provë që kanë lënë është mjeti i djegur tip “Golf” me dy kallashnikovët brenda të cilave u janë fshirë numrat serialë. “Golfi” ishte me ngjyrë blu dhe targa të vjedhura në Vlorë më 6 gusht të këtij viti.
(BalkanWeb)