FRANCE – Që në shkurt të vitit 2006, revista satirike franceze “Charlie Hebdo” publikoi një seri prej 12 karikaturash, që përshkruanin Profetin Muhamed, seria që ishte prezantuar një vit më parë në Danimarkë. Publikimi danez shkaktoi protesta në të gjithë botën myslimane. Ky ishte fillimi i ngjarjeve që çuan deri në aktin e fundit, që e bëri revistën objektiv të sulmit terrorist. Dymbëdhjetë persona u qëlluan për vdekje në zyrat e “Charlie Hebdo” sot.

Pamjet e profetit janë rreptësisht tabu në Islam. Këshilli francez i Besimit Mysliman (CFCM) dhe Xhamitë në Paris dhe Lion kishin tentuar pa sukses ta padisnin “Charlie Hebdo” për të parandaluar publikimin e imazheve, me argumentin se ato ishin fyese për komunitetin musliman të Francës. Dështimi i përpjekjeve të tyre pati pasoja shumë të rënda.

Kjo revistë e ka vazhduar edhe më pas, dënimin e terrorizmit islamik. Ja dhe disa prej karikaturave të Profetit Muhamed, që u bënë shkak i nisjes së armiqësisë dhe hakmarrjes.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb