Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj  këtë të diel u trasmetua historiku i Teqes së “Reshat Dede Baba”në Sarandë. Në këtë Teqe  shërben Baba Sadiku. Babai i kësaj Teqe rrëfeu për gjurmët e herëshme të Sari Salltikut, të cilat gjenden brenda mekamit.
Teqeja u ndërtua pikërisht afër gjurmëve si amanet i  të parëve  të bektashizmit.
Pamja përrallore e shtrirë në formën e një amfiteatri  madhështor, na rrëmbeu këtë herë zemrën dhe shpirtin. Udhëtuam me kilometra për të mbrritur në këtë qytet bregdetar që mesa duket është më i veçanti për nga pozita gjeografike. Saranda  qyteti i bukurive natyrore, qyteti i vizitorëve, flamur që valviten dhe pulëbardha që përplasin krahët nën qiellin e lirisë. Vetëm 2 kilometra nga qëndra e Sarandës ndodhet ky objekt kulti.

Teqeja e  “Reshat Dede Baba” një godinë madhështore pozicionuar mbi një kodër, e cila rrethohet nga vargmale, male, det e ishuj.
Territori që rrethon Teqen e “Reshat Dede Baba” është afërsisht 11 mijë metra katror. Themelet e të cilës janë hedhur  në 4 qershor të vitit 2009, kjo Teqe është ende në rikonstruksion dhe Baba Sadiku na rrëfeu se punimet e saj përfundojnë në qershor të vitit  2023. Bukuria përrallore e ambientit të brendshëm dhe veçantia e dhomave të pozicionuara dhe të etiketuara me emra të ndryshëm, si dhoma “Kafe Oxhaku” apo dhoma ku kryhej rituali i faljes së fshehtë shpirtërore.Baba Sadiku tregoi sesi besimtarët e sektit bektashi e kishin të nevojshme ndërtimin e këtij objekti kulti. E veçant a e këtij rrugëtimi brenda Teqes ishin pavionet r ndërtuara së fundmi ku brenda tyre gjendej muzeu artizanal, muzeu etnografik dhe muzeu i veshjeve të dervishëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: