Dokumente të tjera janë publikuar nga avokati i stomatologes Olesia Duka, e cila është nën akuzë për mashtrim. Arben Llangzoi publikoi edhe një kontratë dhe ekstraktet nga QKR ku thotë se nuk është përpiluar përpara një nëpunësi.

Këto dokumente janë siguruar nga BalkanWeb.

dok 2 dok 9 dok 7
Deklarata e plotë

Si është e mundur që ekziston një kontratë huaje, gjithsej 3 fletë, e lidhur midis A.B.I exchange sh.p.k përfaqësuar nga Ilir Doçi dhe Olesia Dukës në të cilën palët deklarojnë se është dhënë një shumë huaje nga A.B.I exchange sh.p.k për Olesia Dukën në vlerën: 1.141.875 euro  dhe 16.477.500 leke.

Kjo kontratë huaje mban vetëm firmat e personave, por nuk është e përpiluar përpara një nënpunësi publik, për cfarë arsyeje?

Si vërtetohet origjina e kësaj shumë parash?

Thuhet se kanë kaluar  cash, në dorë plot 1.141.875 euro  dhe 16.477.500 leke, fakt ky i cili është i pamundur qoftë edhe fizikisht pasi një shumë e tillë nuk mund të kalohet në dorë.

Në sistemin ligjor në Shqipëri “Udhëzimi për procedurat tatimore” e ka të përcaktuar qartë se bizneset do të mund të kryejnë transaksione me para në dorë, vetëm për shuma nën 150 mijë lekë. Çdo transaksion mbi këtë vlerë duhet të kryhet përmes sistemit bankar. Si shpjegohet që një shoqëri ka bërë një kalim të tillë, për një shumë për të cilën thotë që është poseduese e ligjshme e shumës: 1.141.875 euro  dhe 16.477.500 leke.

Është e pakonceptueshme.

Një kontratë e tillë nuk bëhet kurrsesi me 3 fletë formati.

Minimumi një kontratë e tillë kalon testin e parë që është përpilimi i një akti noterial nga një nëpunës publik.

Se dyti një shumë e tillë nuk kalon dorazi, sepse edhe fizikisht është e pamundur.

Inskenime të tilla janë vetëm lojëra që bëhen për të mashtruar edhe për të hedhur hi syve, por duke menduar se këto mund të behen në mashtrim të ligjit paraqiten, si të vërteta.

Shoqëria A.B.I exchange ka të deklaruar bilancet e saj të cilat vërtetojnë fare mirë se kjo shoqëri në asnjë moment nuk e ka deklaruar një hua të tillë, për më tepër që kjo kontratë paraqet të dhëna të rreme edhe të pavërteta.

Cdokush i cili ka akses në internet e ka shumë të lehtë të verifikojë sesa është bilanci i shoqërisë për të parë nëse kjo shoqëri e ka pasur realisht këtë pasuri, e për ta disponuar më pas me anë të një kontrate huaje.

Në ekstraktin historik të shoqërisë ABI exchange sh.p.k mund të verifikohen të gjitha bilancet e depozituara edhe asgjëkundi nuk del shuma 1.141.875 euro  dhe 16.477.500 leke.

dok 6 dok 3 dok 4 dok 5 dok 1 dok 8

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: