TIRANE- E kemi parë të flasë sa herë për politikë dhe për sfida, por sot na ka befasuar të gjithë. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, i cili ka kënduar bashkë me moderatorin Ermal Mamaqi në emisionin e këtij të fundit ‘Xing me Ermalin’.

Të dy sëbashku ata kënduan këngën e grupit ‘Ritfolk’ me tekst të modifikuar me nota humori e ironie, që fliste për mospërfshirjen e Tahirit në qeverinë e re.

Tahiri surprizoi publikun që i dhuroi atij duartrokitje të shumta për performancën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: