Sidrit Bejleri është sot një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, por e dini se si dukej ai në fëmijëri?
Ditën e djeshme, artisti duket se është bërë nostalgjik dhe ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një imazh, në të cilin shihet se është ende i vogël.
Në foton e vjetër bardh e zi, Sidriti shihet i veshur me një xhaketë e me një kapuç në kokë, ndërkohë që duket njëlloj si sot.
“Na ishte njëherë…1978”, shkroi Bejleri krahas postimit që ndau me ndjekësit e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fotoja mori shumë pëlqime, ashtu si edhe komente, shumica prej të cilëve shkruanin se këngëtari nuk ka ndryshuar fare, e të tjerë që i vinin në dukje vetëm flokët si ndryshimin e vetëm.

Sidriti sot është baba i tre fëmijëve që erdhën në jetë nga martesa me bashkëshorten e tij.

Herë pas here, ai ndan në rrjetet e tij sociale foto familjare.

Këngëtari u bë baba për herë të tretë në vitin 2019, kur familjes së tij iu bashkua edhe Ejna.

Ndërkohë, Ejna ka edhe një vëlla, Amad, dhe një motër, Emel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb