Kompania gjermane Siemens ka nënshkruar një kontratë me vlerë 1,5 miliardë euro për rrjetin nëntokësor hekurudhor të Londrës, njoftoi kompania.

Trenat do të operojnë në linjën ”Piccadilly” nga viti 2023 duke zëvendësuar mjetet e transportit që datojnë nga vitet ’70.

Linja ”Piccadilly” siguron udhëtimin e rreth 700 000 personave në ditë.

Ajo hyri në punë në vitin 1906 dhe u zgjerua për të lidhur aeroportin ”Heathrow” me qytetet. Trenat e tanishëm kanë tejkaluar përdorimin e tyre të shërbimit prej 40 vjetësh, shkruan Atsh.

Trenat e rinj janë projektuar të jenë shumë më të rehatshëm dhe të tranportojnë më shumë pasagjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb